Skuadra e Bochum arriti fitore të pastër në javën e 15-të të Bundesligas, pasi mposhti 3-0 Union Berlinin.
Tifozët mysafirë filluan të protestonin, duke hedhur në fushë monedha, shkruan LIG Sport
Në fakt këto “monedha” ishin çokollada, por në formë të centave dhe kur lojtari vendas Takuma Asano e kuptoi shkoi menjëherë dhe mori një për ta ngrënë.
Kujtojmë që Union Berlin këtë sezon luajti në UEFA Champions League, kurse në ligë në 14 ndeshje ka grumbulluar vetëm 10 pikë dhe gjendet në pozitën e 16-të.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 17, 2023