Në kryendeshjen e sotme, Ballkani barazoi me Prishtinën pa gola, 0-0. Ky është gabimi i dytë radhazi i Ballkanit, pasi javën e kaluar u mposht nga Llapi me rezultatin 5-3.
Pas ndeshjes, Daja kishte ankesa tek arbitri kryesor Valon Bajgora, pasi sipas tij e ndalonte lojën shumë shpesh.
“Kërkova që arbitri jo në çdo vendim të lidhej me VAR, nëse arbitri kryesor nuk është i Zoti, më mirë FFK të mos caktojë arbitër të tillë, i thashë mos ndalni lojën në çdo moment. Doja të luanim futboll, më dha karton të verdhë. Kam rreth 30 vjet në futboll, nëse nuk është i Zoti, mos të na i sjellin, sepse nuk është ndeshje për të promovuar arbitra këtu”, tha fillimisht Daja për Art Motion.
Ai tha se FFK ia caktoi dy ndeshjet e mbetura tani dhe kjo nuk është e mirë për ta, sepse po iu lëndohen lojtarët.
I falënderojë që tani dy ndeshjet e fundit na i kanë lënë me 20 dhe 24 dhjetor. Gjithsesi do luftojmë, jemi në diferencë pikësh çkado ndodhë – kam frikën e lëndimit të lojtarëve. Nuk ka logjikë që Balkani që përfaqëson Kosovën që të bëjë 33 javë deri gjysmën e kampionatit dhe 22 javë në gjysmën e dytë – kur për të paktën për nder, të logjikohet që lojtarët e mi të mos shkatërrohen me kaq ndeshje, nuk na gjeni kurrë në ditë të vështirë”, përfundoi Daja.
“Hiqi Manchester Cityt 3 lojtarët më të mirë, s’do jetë ai City, neve në çdo ndeshje na mungon nga një lojtar, por s’jemi ankuar asnjëherë, mungesat reflektuan sot”, përfundoi ai.