Skuadra e Chelseat u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës Carabao, pasi mposhti Newcastle United pas penalltive (4:2).
Një moment interesant ndodhi gjatë ndeshjes, kur Armando Broja ngriti në këmbë gjithë tifozët në “Stamford Bridge”, shkruan LIG Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë me një lëvizje shtriu në tok lojtarin kundërshtar, Bruno Guimaraes.
Broja luajti pothuajse 70 minuta në këtë ndeshje dhe bëri një paraqitje pozitive. Ai shënoi edhe një gol, por që u anulua pas pozitës jashtë-loje.
Broja sent him to the shops.#ChelseaFC #CFC #ArmandoBroja #Broja
— Transfer Addicts (@TransferAddicts) December 19, 2023