Skuadra e Getafes mbrëmë barazoi 3-3 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të La Ligas.
Fokusi më i madh në këtë ndeshje ishte te paraqitja e anësorit anglez, Mason Greenwood, shkruan LIG Sport
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit bëri një paraqitje fantastike dhe i bëri të gjithë në “Old Trafford” të ndihen në faj që e larguan nga skuadra.
22-vjeçari është rikthyer të luaj futboll pas tri sezoneve, pasi ishte i akuzuar për dhunë në të dashurën e tij. Megjithatë Mason fitoi gjyqin dhe doli i pafajshëm.
Në 14 ndeshje në La Liga, Greenwood ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asiste.
Antony you will burn in hell pic.twitter.com/MlnL3lv6j5
— Yahya (@UtdYahz) December 20, 2023