Skuadra e Barcelonës ka pasur një javë tejet të ngjeshur. Menjëherë pasi mposhti Almerian në La Liga (3-2) klubi katalunas udhëtoi në Amerikë për një ndeshje miqësore.
Ekipi i Xavit luajti këtë miqësore dhe pësoi humbje 2-3 ndaj Club America, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Cotton Bowl” në Dallas, shkruan LIG Sport
Golat për ekipin katalunas i shënuan dy taletët: Yamal dhe Guiu.
Kujtojmë që për vitin 2023 skuadra e Barcelonës s’do të këtë ndeshje më. Ata momentalisht janë në pozitën e tretë në La Liga me 38 pikë të grumbulluara.