Skuadra e Real Sociedad nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 18-të në La Liga.
Një moment interesant ndodhi gjatë ndeshjes, ku futbollisti i Cadiz, Ruben Alcaraz gjeti një mënyrë se si ta ndalonte kundërshtarin e tij, Takefusa Kubo, shkruan LIG Sport
Gjatë një aksioni të minutës 85’të, Alcaraz u detyra ta kapte anësorin japonez dhe ta “fluturonte” nga fusha.
Gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë mesfushorin e Cadizit.
Me këtë barazim pa gola, Real Sociedad e mbyll vitin 2023 në pozitën e 6-të me 31 pikë në La Liga.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 22, 2023