Rey Manaj nuk ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar i dhuroi Sivassporit fitoren 1-0 përballë Istanbulsporit të Ethemit, Rrocës dhe Loshajt.
Manaj realizoi golin vendimtar të takimit në minutën e 86’, i gjashti për të në Superligën e Turqisë.
26-vjeçari mori një pasim të gjatë nga shoku i skuadrës dhe marshoi drejt portës kundërshtarë. Duke dërguar topin në rrjetë.
Dhe duke i dhuruar Sivassporit një fitore me vlera, që e ngjit skuadrën turke përkohësisht në vendin e 10-të me 21 pikë.
Me golin e sotëm, Manaj është kthyer në goleadorin më të mirë të ekipit, duke parakaluar spanjollin Saiz.
Rey Manaj në formë fantastike, shënon gol të bukur në Superligën e Turqisë 🇦🇱👏🏻 pic.twitter.com/eP4Wcek5Qb
— LIG Sport (@lig_sport) December 23, 2023