Sokol Cikalleshi ka realizuar dopietë personale në ndeshjen që skuadra e tij Konyaspor po fiton 2 me 0 kundër Kayserispor. Të dy golat erdhën nga penalltia, teksa bomberi kuqezi luajti dhe me fatin duke goditur të dyja herët në të njëjtin drejtim.
Golat u shënuan në harkun kohor të 13 minutave. Fillimisht në minutën e 50’ dhe më pas në minutën e 63’. Aktualisht luhet minuta e 75’. Kjo do ishte fitore mjaft e vlefshme për ekipin e Cikalleshit, pasi Kayserispor mban vendin e 4 në Superligën turke. Në anën tjetër Konyaspor i nevojiten 3 pikë në luftën për mbijetesë.
Sulmuesi 33-vjeçar plotësoi 8 gola në 15 ndeshja, ndërsa ka asistuar dhe 2 të tjera. Cikalleshi është titullar i rëndësishëm për skuadrën, ku shpresat e sulmit janë të varura pikërisht prej tij.
🇹🇷 Goal: Sokol Cikalleshi | Konyaspor 1-0 Kayserisporpic.twitter.com/VJyJ63dBTo
— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 24, 2023