Ndeshja mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Turqisë u mbyll me shumë polemika.
Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi kërkoi penallti gjatë ndeshjes duke thënë se u godit me boks nga kundërshtari, shkruan LIG Sport
Pamjet e ngadalësuara të publikuar sot tregojnë se sulmuesi i Galatasarayt vërtetë u godit nga kundërshtari, Djiku.
Ky nuk ishte rasti i vetëm i dyshimt në këtë ndeshje. Icardi u faulua edhe në një moment tjetër, madje gati sa nuk lëndoi syrin e tij, por prapë s’kishte 11-metërsh.
Djiku ile Icardi arasında yaşanan penaltı pozisyonunun farklı bir açısı.
📽️: beIN Sports pic.twitter.com/dSQdcKEXGt
— Fotomaç (@fotomac) December 25, 2023