Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer nga lëndimi që e pësoi gjatë muajit nëntor.
Futbollisti kosovar u pa sot në stërvitjen e klubit spanjoll, Mallorca, shkruan LIG Sport
Vedat Muriqi i mungoi klubit nga La Liga në shtatë ndeshjet e fundit, ku arritën tre fitore, tre barazime dhe një humbje.
Kujtojmë që 29-vjeçari ka shënuar katër gola në La Liga këtë sezon në 12 ndeshje të zhvilluara. Muriqi poashtu ka bërë edhe dy asiste.
Our Pirate is back on the training pitch! 🏴☠️@MuriqiVedat 🙌
pic.twitter.com/bLqx2ZjSwU— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) December 28, 2023