Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është rikthyer në “Emirates” për ta shikuar ndeshjen mes Arsenalit dhe West Hamit.
Lojtari shqiptar nuk u nda i kënaqur me paraqitjen e ish-klubit të tij, të cilët pësuan humbje 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Premier League, shkruan LIG Sport
Në rrjetet sociale Xhaka shpërndau një video me mbishkrimin: Gjithmonë në zemër!
Kujtojmë që futbollisti e mbylli edicionin dimëror me Bayer Leverkusen në pozitën e parë në Bundesliga.
Madje Xhaka nuk ka pësuar asnjë humbje me fanellën e klubit gjerman në 25 paraqitje.
Granit Xhaka watching on from the stands ❤️ pic.twitter.com/esvKAnRijw
— Werkselfboy GX34 (@WerkselfGX34) December 28, 2023