Kombëtarja e Japonisë u paraqit në stërvitje gjatë ditës së sotme para ndeshjeve të Kupës së Azisë që fillojnë gjatë këtij muaji.
Një video e publikuar në rrjetet sociale është bërë virale me mënyren se si lojtarët kanë vendosur të stërviten, shkruan LIG Sport
Trajneri Hajime Moriyasu detyroi futbollistët e tij të luajnë me duar me topin. Kjo mënyrë është për ta forcuar fokusin gjatë ndeshjeve.
Kujtojmë që Kombëtarja e Japonisë fillimisht luan një miqësore ndaj Jordanisë me 9 janar, dhe më pas nis kompeticionin e Kupës së Azisë, me ndeshjet ndaj: Vietnamit, Irakit dhe Indonezisë.
😂BİR DEĞİŞİK ANTRENMAN
Japonya Futbol Milli Takımı'nın antrenmanı dikkat çekti. pic.twitter.com/RednFjv7VN
— Sabah Spor (@sabahspor) January 5, 2024