Skuadra e Interit e nisi vitin e ri 2024 me fitore në Serie AC, pasi mposhti 2-1 Hellas Veronan.
Në sekondat e fundit ekipi mysafir fitoi penallti, por nuk arriti të shënonte sulmuesi Thomas Henry, shkruan LIG Sport
Kur 29-vjeçari goditi shtyllen nga 11-metërshi, lojtarët e Interit festuan si të “çmendur”.
Kujtojmë që golin e fitores për ekipin e Simone Inzaghit e shënoi Davide Frattesi në minutën e 92’të.
Me këtë fitore në javën e 19-të në Serie A, Interi tani shkon në kuotën e 48 pikëve në pozitën e parë.
Thomas Henry couldn’t take advantage of his penalty kick in the last moments!pic.twitter.com/kv6flEudwq
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 6, 2024