Arbër Hoxha pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Dinamo Zagrebit.
Sipas, mediumit kroat, Sportske Novosti, Arbër Hoxha sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do t’i bashkohet Dinamos së Zagrebit, përcjell LIG Sport.
Detajet e marrëveshjes nuk janë zgjidhur ende, por ato duhet të zgjidhen nesër. Slaven Belupo donte 2 milionë euro për të – por klubet kanë rënë dakord për një tarifë më të ulët.
Në fund do të jenë të kënaqur të tre palët, Slaven Belupo, Dinamo dhe Arbër Hoxha. Domethënë, Hoxha kishte një dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo dhe kjo iu realizua. Kështu blutë morën një lojtar që do të jetë një përforcim i vërtetë, një njeri që dominon fushën, sipas shumëkujt dribluesin më të mirë në Kroaci.
According to SN, Arber Hoxha is set to undergo medical tests today, and if everything goes well, he will join Dinamo in Rovinj.
Parameters of the deal are not settled yet, but they should be resolved tomorrow.
Slaven wanted €2m, but the clubs have agreed on a lower fee. 🚨 pic.twitter.com/FysTGLu4N3
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) January 8, 2024