Ish-legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Beckenbauer ishte cilësuar nga një pjesë e madhe e komunitetit sportiv si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori, shkruan LIG Sport
Për vdekjen e Beckenbauer ka reaguar edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.
Krasniqi përmes rrjeteve sociale tha se Beckenbauer ishte sportist i madh dhe me këmbë në tokë.
“Çfarë lajmi i trishtuar: Franz Beckenbauer ka vdekur. Ai ishte një nga sportistët më të mëdhenj gjermanë të të gjitha kohërave – por mbi të gjitha ai ishte një person shumë i mirë, i pëlqyeshëm dhe me këmbë në tokë. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij!”, ka shkruae Krasniqi në rrjetet sociale