Futbollistët, Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi mezi po e presin të luajnë së bashku me ekipin e Rapid Bucurestit.
Hasani dhe Krasniqi janë dy blerjet e reja të ekipit rumun gjatë këtij afati kalimtar të janarit, kurse Rrahmani është pjesë e Rapidit nga viti i kaluar, shkruan LIG Sport
Kjo treshe s’po ndahen asnjëherë dhe gjithmonë po i ndihmojnë njëri-tjetrit edhe në stërvitje.
Madje në videon e fundit, Rrahmani shihet duke e mësuar Hasanin për mënyren e stërvitjeve te ekipi i ri.
Kujtojmë që Rapidi luan sonte një miqësore ndaj Sabah Baku.