Skuadra e Istanbulspor barazoi 2 me 2 në ndeshjen e javës së 16-të në Superligën e Turqisë ndaj Adana Demirspor.
Një moment interesant ndodhi gjatë këtij takimi, ku protagonisti kryesor ishte futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj, shkruan LIG Sport
Ishte momenti i minutës 75’të, ku mesfushori kosovar “shpëtoi” kundërshtarin e tij të mos bije në tokë.
Loshaj bëri heroin duke kapur futbollistin e Adana Demirspor. Ky moment është duke u diskutuar shumë në rrjetet sociale dhe të gjithë po i thurin lavde lojtarit kosovar.
👏 İstanbulspor forması giyen Florian Loshaj, Yukatel Adana Demirspor forması giyen Edouard Michut'nun ters düşmesini engelliyor. | #ADSvİST pic.twitter.com/52T0XmBPic
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) January 10, 2024