Sporti i futbollit nuk njeh kufij dhe është një nga më të pëlqyerit në Europë.
Futbollisti i turnirëve, Granit Neziri është një prej më të kërkuarve në këtë sport, shkruan LIG Sport
Ai bën gara në futsal, duke përfaqësuar klube të ndryshme si në Zvicër, Gjermani ashtu edhe në Austri.
I lindur në Gjilan në vitin 1994, Neziri ka treguar potencialin e tij në fushën e futbollit të vogël.
Madje edhe yjet e futbollit profesional i dërgojnë dhurata atij me mbishkrimin “King of Futsal”. Një të tillë e bëri Betim Fazliji, futbollisti i Kombëtares së Kosovës.
Ai poashtu ka luajtur edhe me lojtarët e futsalit, si Mertion Salihu.