Lojtari i Dritës U19, Altin Klaiqi është afër të largohet nga futbolli i Kosovës.
Ashtu siç raporton faqja sportive në rrjetet sociale “90minuta”, Klaiqi shumë shpejt pritet t’i bashkohet një skuadre në Bullgari, por që emri i saj nuk është bërë i ditur ende, shkruan LIG Sport
Një nga klubet në këtë shtet ka parë nga afër talentin dhe një marreveshje duket shumë afër.
Kujtojmë që futbolli i Kosovës është shumë në rritje dhe shumë klube europiane po “peshkojnë” në skuadrat kosovare.