Leo Messi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) në një ceremoni në Londër.
Edicioni i tetë i “The Best FIFA Football Awards” u mbajt të hënën në Londër dhe Messi, i cili mori të njëjtin numër pikësh si Erling Haaland, mori çmimin për shkak se më shumë kapitenë të kombëtares i dhanë pesë pikët maksimale.
Sulmuesi i PSG-së, francezi Kylian Mbappe grumbulloi 35 pikë dhe fitoi vendin e tretë. Edhe pse ishin finalistë, asnjë nga tre futbollistët fantastikë nuk u shfaq në ceremoninë e quajtur “The Best FIFA Football Awards” që u zhvillua në Londër.
Renditja e futbollistëve më të mirë të vitit 2023 sipas FIFA-s:
1. Lionel Messi – 48 pikë (fitues sepse më shumë kapitenë të kombëtares e vendosin atë të parën)
2. Erling Haaland – 48 pikë
3. Kylian Mbappe – 35 pikë