José Mourinho do të largohet nga Roma me efekt të menjëhershëm, raporton klubi italian.
Trajneri portugez u përfol se ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 3-1 të Romës kundër Milanit të dielën mbrëma, por tashmë gjithçka u zyrtarizua nga klubi italian.
“AS Roma njofton se José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Përditësimet e mëtejshme në lidhje me udhëzimet e reja teknike të Ekipit të Parë do të komunikohen së shpejti”, shkruhet në njoftimin e klubit.