Legjenda e futbollit shqiptar, Klodian Duro është bërë banori më i ri i Big Brother Albania Vip 3.
Ish-trajneri i SC Gjilanit dhe Feronikelit në Superligën e Kosovës është futur në shtëpinë e famshme, shkruan LIG Sport
Klodian Duro është një emër mjaft i njohur në opinionin sportiv si ish-futbollist i Kombëtares shqiptare, Tiranës, Partizanit e Vllaznisë në kampionatin vendas, ndërsa së fundmi edhe trajner në disa skuadra në Shqipëri e Kosovë.
Duro ka qenë mjaft aktiv edhe vitin e fundit në BBVA2, por nga ekrani duke suportuar shpeshherë me mesazhe dhe vota fituesin e vjetshëm Luiz Ejllin.
Njohja dhe mbështetja e madhe që 46-vjeçari ka nga protagonistët e futbollit pritet ta bëj atë një rival të fortë në Big Brother. A do t’ia dalë Klodian Duro të ecë larg, pse jo edhe të fitojë finalen e madhe? Kjo mbetet për t’u parë.