Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic, është i vetmi trajner kombëtar që nuk votoi në sondazhin e FIFA The Best, i cili emëroi Lionel Messin si numrin 1 në botë për vitin 2023 dhe dha disa nderime të tjera.
Dalic përsëriti lëvizjen e tij nga viti i kaluar.
Të drejtën e pjesëmarrjes në votim kishin kapitenët e ekipeve kombëtare dhe përzgjedhësit e kombëtareve, si dhe gazetarë, përfaqësues të vendeve.
“Sipas rezultateve, jo vetëm në futboll, por edhe në shumë sporte, ne jemi një superfuqi botërore, kemi pasur sportistë të mëdhenj… Unë nuk votova në këtë përzgjedhje për të dytin vit radhazi sepse ata thjesht nuk kanë respekt për ne. Unë jam përzgjedhësi i vetëm në botë i cili nuk votoi. FIFA duhet të tregojë respekt ndaj nesh. Ne nuk e blemë suksesin, askush nuk na dha, ne e fituam. Ne fituam dy medalje të Kupës së Botës në katër vjet, fituam edhe një medalje të Ligës së Kombeve. Sipas mendimit, Kroacia është ekipi më i mirë i futbollit në botë në tre vitet e fundit, por ata nuk e njohin këtë për ne, prandaj unë bojkotova zgjedhjet, sepse FIFA duhet të na njohë, Kroacia duhet të jetë shembull i një vendi të vogël që bën gjera të mëdha ne futboll. Nuk e di a është e arsyeshme që zgjodha këtë formë për të protestuar. Dua vetëm të theksoj se Kroacia meriton shumë më tepër respekt nga organizatat”, tha Dalic për Vecerni List.