Rey Manaj nuk ka të ndalur. Javë pas jave e provojnë shumë, por pa sukses.
Sulmuesi shqiptar sapo ka shënuar 2 golat e rradhës duke e ngritur në 13 të tillë sezonal në 19 ndeshje deri tani.
Në ndeshjen e sotme të Sivasspor ndaj Gaziantep, lushnjari shënoi golin e parë të takimit në minutën e 8-të. ‘Mbreti’ shqiptar, siç ka marrë nofkën për shkak të emrit Rey në spanjisht, Manaj ktheu në gol një penallti duke mposhtur portierin kundërshtar. 7 minuta më vonë, në të 15-tën, një tjetër penallti do të kthehej në gol nga Manaj.
Rey Manaj’ın Penaltı Golü İle Sivasspor’umuz Gaziantep FK Karşısın’da 2-0 Yaptı…#SVSvGFK#GösterGücünü pic.twitter.com/vvDzCLNbaD
— RftDrk 🏆 (@RftDrk58) January 21, 2024