Futbollisti i njohur kosovar, Mevlan Zeka mbrëmë i ka argëtuar bashkëlojtarët e tij te klubi i FC Suhareka.
Zeka ka shfaqur talentin e tij në këndim dhe vërtetë mund të filloj si punë të dytë, pasi merr pëlqimin e shokëve të tij, shkruan LIG Sport
Kujtojmë që skuadra e FC Suharekës gjendet në Antalya të Turqisë për t’u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit.
Sulmuesi 29-vjeçar në të kaluarën ka luajtur për skuadrat, si: Gjilani, Ballkani, Feronikeli dhe Vëllaznimi.
Zeka ka fituar tri tituj të Superligës, një Superkupë dhe një Kupë të Kosovës.
Futbollisti kosovar tregon talentin e tij në këndim, i argëton bashkëlojtarët e tij me super muzikë 🎶🇽🇰🔥 pic.twitter.com/X7bb6HaW3G
— LIG Sport (@lig_sport) January 22, 2024