Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Otelul në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Liga 1 të Rumanisë.
Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani në minutën e 6’të, shkruan LIG Sport
Rrahmani shënoi një gol të bukur duke kaluar mrekullisht mbrojtjen e kundërshtarit.
Kujtojmë që ky ishte goli i tetë i Rrahmanit këtë sezon me Rapid Bucurestin.