Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha ka bërë një lëvizje të madhe gjatë merkatos së dimrit.
Futbollisti kosovar është transferuar në Rumani, te skuadra e Petrolulin, shkruan LIG Sport
Kampioni momental i Kosovës do të përfitoj plotë 230 mijë euro nga shitja e Berishës, dhe do t’i ketë 20 për qind të kartonit.
23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës zhvilloi 18 ndeshje, shënoi shtatë gola, kurse luajti rol të madh në suksesin e klubit nga Suhareka në Conference League.