Kylian Mbappe do të jetë futbollisti i Real Madrid duke filluar nga data 1 korrik 2024. Telenovela mer fund pas shumë e shumë sorollatjeve mediatike, deklaratave dhe përplasjeve nga secila palë e përfshirë.
Në javën e fundit zërat u zgjuan sërish duke rikthyer francezin në qendër të vëmendjes. Mirëpo tani mund të quhet gjithçka e kryer pasi është vetë zyrtarja e PSG që punon në sektorin e medias së klubit, Laure Boulleau, që e bën fakt të kryer këtë.
“Kemi përshtypjen se e kemi jetuar tashmë këtë telenovelë. Në vitin 2022 nuk kisha shumë informacion për të, por tani për herë të parë burime mjaft serioze më thonë se është bërë. Do të isha e lumtur për të nëse kjo do të ndodhte, është dëshira e tij.
Megjithatë, e kuptoj pozicionin e tij dhe pse nuk mund ta shpallë ende zyrtare. Ai ka ende gola për të shënuar me PSG dhe ai e do klubin, ka respekt të madh”, tha ajo për Canal+.
🗣 Laure Boulleau, actuellement ambassadrice du PSG, a expliqué, dans le Canal Football Club, avoir obtenu des échos solides relatant un départ de Kylian Mbappé au Real Madrid.
— RMC Sport (@RMCsport) February 5, 2024