Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha ka bërë një lëvizje të madhe gjatë merkatos së dimrit. Futbollisti kosovar është transferuar në Rumani, te skuadra e Petrolulin, shkruan LIG Sport
Kampioni momental i Kosovës do të përfitoj plotë 230 mijë euro nga shitja e Berishës, dhe do t’i ketë 20 për qind të kartonit.
Pasi firmosi me klubin rumun, Berisha tha: “Përshëndetje tifozë të Petrolul. Unë jam këtu, kështu që le të shkojmë…!”
23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës zhvilloi 18 ndeshje, shënoi shtatë gola, kurse luajti rol të madh në suksesin e klubit nga Suhareka në Conference League.
Fjalët e para të Albin Berishës pasi firmosi me klubin nga Rumania. 🟡🔥 pic.twitter.com/Cu1v234JOs
— LIG Sport (@lig_sport) February 5, 2024