Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi pritet të bëjë një lëvizje të madhe gjatë merkatos dimërore.
Gazetari turk, Yagiz Sabuncouglu raporton se futbollisti shqiptar ka arritur marrëveshje me Besiktasin, shkruan LIG Sport
Përveç lojtarit, marrëveshje kanë arritur edhe dy klubet, Besiktas dhe Legia Warsawa, vetëm po diskutohet çmim i lojtarit “kuqezi”.
Muçi pritet t’i bashkohet një tjetër lojtari shqiptar, Milot Rashica i cili është pjesë e “shqiponjave” nga afati i verës së vitit të kaluar.
22-vjeçari gjatë këtij sezoni në Ekstraklasa në Poloni ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist. Kurse në garat e UEFA-s këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist.
Vlera e lojtarit shqiptar në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 8 milionë euro.
🚨 Beşiktaş, Ernest Muçi ile sözleşme şartlarında anlaşmaya vardı. Legia Varşova ile bonservis konusunda da anlaşıldı. Sonraki satıştan pay konusu görüşülüyor. (Yağız Sabuncuoğlu) pic.twitter.com/2giRpmW63v
— Football Critix (@footballcritix) February 9, 2024