Skuadra e Mallorcas ka shënuar një fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga, pasi mposhti 2:1 Raya Vallecanon.
Golin e fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Koosvës, Vedat Muriqi, shkruan LIG Sport
Muriqi shënoi gol me kokë në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar tri pikë të mëdha klubit të tij.
Kujtojmë që lojtari kosovar më në fund e gjen rrjetën e golit, pasi nga nëntori ishte i lënduar dhe i kishte munguar gjatë klubit spanjoll.
Me fitore, Mallorca shkon në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 15-të.
Vedat Muriqi scored in last moments!
Mallorca vs Rayo pic.twitter.com/usxNPMTp65— Heaven Football (@heavenfootball_) February 11, 2024