Ish-futbollisti i Superligës së Kosovës, tani trajner, Liridon Leci në një emision televiziv foli rreth situatës së Edon Zhegrova dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas Lecit, Zhegrova nuk është paraqitur në një takim të fundit mes drejtuesve të FFK-së, shkruan LIG Sport
“Qofsha i gabuar, unë e di që kur delegacioni i Kosovës ka qenë në Francë e ka ftuar Zhegrovën në takim, nuk iu ka dalë. Kam informacione që ka mundësi Zhegrova mos të vijë fare në Kombëtare”, u shpreh Liridon Leci
Kujtojmë që këtë sezon Zhegrova është duke zhvilluar super paraqitje me fanellën e Lille në Ligue 1.