Bayer Leverkusen arriti fitore 2 me 1 ndaj Mainz. Granit Xhaka padyshim ka marrë vëmendjen këtë mbrëmje, duke qenë dhe protagonist kryesor.
Fillimisht ai shënoi golin e parë në minutën e 3’ të takimit. Rrjeta u gjet në mënyrë mjeshtërore nga futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Leverkusen, shkruan LIG Sport
Më pas në minutën e 79’, Ngankam u ndëshkua me karton të kuq nga Mainz. Shkak u bë pikërisht një ndërhyrje e rrezikshme ndaj Xhakës.
Ngankam zuri vendin e Brajan Grudës, që e nisi titullar me Mainz. Zëvendësim ky që nuk rezultoi me fat.
Faulli i shkaktuar ndaj Xhakës: (VIDEO)