Dy golat e tij siguruan fitoren e Malishevës ndaj Feronikelit 74 e cila u mbyll me rezultat 2:1, ndeshje kjo në kuadër të javës së 22 në Superligën e Kosovës në futboll.
Drilon Hazrollaj me pas u shpërblye për këtë përformancë të mirë nga ai, pasi ka kohë që jemi mësuar të shohim kualitetin e tij në fushën e blertë, shkruan LIG Sport
Hazrollaj mori çmimin nga FFK si lojtari më i mirë i javës së 22, por nuk është hera e parë, pasi edhe në xhiron e dytë e kishte fituar po të njëjtin çmim. Me shumë se Hazrollaj, çmimin “Ylli i Javës” e ka të fituar Muhamet Hyseni i cili është zgjedh plot tre herë në këtë sezon.
Hazrollaj në Superligë numëron 12 gola, derisa ka pesë asistime deri me tani në këtë sezon.