Te Bayern Munich është hapur tema se kush do të jetë pasuesi i Tuchel për sezonin e ri, ndonëse tani më nuk është sekret që emri i parë në listën e dëshirave është trajneri aktual i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.
Megjithatë nuk do të jetë edhe aq lehtë, pasi trajneri spanjoll pëlqehet në masë të madhe edhe nga Liverpooli, duke ditur tani më se nga sezoni i ri do të jenë pa trajnerin gjerman, Jurgen Klopp i cili ka marrë vendimin për t’u larguar nga gjiganti anglez dhe Alonso shihet si pasues adekuat i tij.
Sipas medieve spanjolle, Bayerni Munich është gati ta hap thesin dhe të ofrojë 23 milionë euro në sezon, duke e bërë trajnerin e tretë me të paguar në botë pas Pep Guardiolës dhe Diego Simeone.
Gjithësesi ndryshe nga mediet angleze, e përditshmja gjermane BILD shkruan se francezi Zinedin Zidan është në pritje për t’u bërë trajner i Bayernit, derisa këtë e ka pritur që nga largimi i tij nga Real Madrid.