Skuadra e Cluj ka barazuar 1:1 ndaj Farul Constanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Liga 1 në Rumani.
Golin e barazimit në minutat e fundit të ndeshjes e shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, shkruan LIG Sport
Ajeti shënoi një gol tejet të bukur me vollej për t’ia dhënë një pik të artë skuadrës së tij.
Ky ishte goli i tretë këtë sezon për mbrojtësin shqiptar me fanellën e Cluj.