Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sivasspor, po luan në shtëpi përballë Alanyaspor.
Sfida e vlefshme për javën e 29-të të Superligës turke është në barazim 1-1 momentalisht.
Manaj është pikërisht autori i golit për të tijët. Kur ndeshja ishte 0-1, ishte sulmuesi shqiptar që shënoi për Sivasspor në minutën e 64’ të sfidës nga goditja e dënimit, duke rikthyer baraspeshën.
Kujtojmë që për lushnjarin ky është goli i 15-të në kampionat dhe i 19-ti sezonal.
It can’t be stopped. Another great goal from Rey Manaj!
Sivasspor 1-1 Alanyasporpic.twitter.com/kv5j8eHQxx
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 9, 2024