Kombëtarja e Shqipërisë do t’i luajë dy miqësore gjatë këtij muaji, ndaj Kilit dhe Suedisë.
Lista e trajnerit Sylvinho pritet të zbulohet më 15 mars, ashtu shkruan gazetari i Sport Ekspres, Klaudio Ndresa, shkruan LIG Sport
Në këtë listë, pritet të ketë rikthime. Një prej tyre është Rey Manaj, i cili po kalon në formë fantastike në Sivassporin në Superligën e Turqisë.
Gjithashtu pritet edhe rikthimi i Anis Mehmetit, lojtari i Bristol Cityt.
Ndresa gjithashtu tregon se edhe lojtari i Fulham, Armando Broja dhe Marvin Cuni i Forsinones do të jenë në grumbullim për këto ndeshje.
Ekskluzive/ Ne daten 15 mars publikohet lista e Shqiperise per ndeshjet miqesoret te marsit, kunder Kilit dhe Suedise
Rei Manaj, Armando Broja, Marvin Cuni dhe Anis Mehmeti priten te gjenden ne te
Lojtaret do te grumbullohen fillimisht ne Shqiperi dhe me pas do te udhetojne… pic.twitter.com/4Eb37PWfX8
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) March 10, 2024