Granit Xhaka është futur sërish në formacionin e javës në Bundesliga pas fitores së skuadrës së tij Bayer Leverkusen 2:0 ndaj Wolfsburg.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës bëri një super paraqitje mbrëmë kurse sot SofaScore e ka futur në 11-shen më të mirë të javës së 25-të në Bundesligan gjermane, shkruan LIG Sport
Lojtari shqiptar që po llogaritet si kryesori i ekipit luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa kishte 174 prekje të topit.
Edhe sa i përket pasimeve ai ishte i jashtëzakonshëm pasi nga 165 ai kompletoi 161 sosh, një numër shumë i madh që rrallë arrihet në futbollin modern. Madje 87 nga 89 i kishte në fushën e kundërshtarit, rekord që nuk e ka arritur asnjë lojtarë asnjëherë nga sezoni 2015/16.