Skuadra e Rapid Bucurestit mposhti Steauan e Bucurestit gjatë vikendit të kaluar me rezultatin 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në futbollin rumun.
Futbollistët kosovarë, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi ishin vendimtarët në këtë takim duke shënuar gola dhe duke bërë asiste, shkruan LIG Sport
Dyshja “Dardane” janë futur në formacionin e javës në futbollin rumun, me Albion Rrahmanin që shënoi dy gola dhe beri një asist dhe me Ermal Krasniqin që shënoi një gol dhe bëri një asist.
Rrahmani u vlerësua me notën 9.0, kurse bashkëlojtari i tij, Ermal Krasniqi me notën 8.3.