Armando Sadiku ishte padyshim një nga pikat kyçe në fitoren që ekipi i tij, Mohun Bagan arriti në transfertë përballë Kerala Blasters. Ndeshja e vlefshme për kampionatin indian të futbollit, përfundoi me fitoren 3-4 të Mohun Bagan.
Sadiku ishte pikërisht autor i dy golave për të tijët. Në fillim ishte shqiptari ai që hapi serinë e golave në minutën e katërt të sfidës, teksa për të dytin mendoj në minutën e 60’. Një ndeshje mjaft e mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili pas përfundimit të sfidës u vlerësua me notën 8.5, e cila ishte më e larta.
Kujtojmë që me këtë dygolësh të sotëm, sulmuesi 32-vjeçar shkon në kuotën e 10 golave me fanellën e Mohun Baga, me të cilën gjithashtu numëron edhe 1 asist.
Goli i parë i Armando Sadikut. (VIDEO)