Kombëtarja e Kosovës me trajner Franco Foda pritet që gjatë ditës së nesërme të bëjë publikimin e listës për dy miqësoret e muajit mars.
Mësohet se dy futbollistët, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani do të mungojnë në këtë listë, shkruan LIG Sport
Krasniqi dhe Hasani po kalojnë momente fantastike me fanellën e Rapid Bucurestit, madje ish-lojtari i Ballkanit këtë sezon në Rumani ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asiste.
Kujtojmë që bashkëlojtari i tyre, Albion Rrahmani do të jetë në listën e trajnerit gjerman për ndeshjet ndaj Armenisë dhe Hungarisë me datat, 22 mars dhe 26 mars.