Fernando Torres ka kohë që është pensionuar nga futbolli, por ai vazhdon të stërvitet në sporte të ndryshme për ta mbajtur formën e tij fizike.
Ish-lojtari i Atletico Madrid, Chelseat dhe Liverpoolit shfaqet në një video duke u stërvitur me doreza të boksit, shkruan LIG Sport
Me fanellën e lojtarit të “The Reds”, Trent-Arnold, legjenda spanjolle bën ushtrime sikur ta ketë ndonjë meç boksi në të ardhmen, por sigurisht që Torres dëshiron vetëm ta mbajë formën e tij të mirë fizike edhe pse në moshë 39-vjeçare.
Kujtojmë që spanjolli gjatë karrierës së tij në futboll, fitoi shumë tituj, duke përfshi Ligën e Kampionëve me Chelsean, Kupën e Botës dhe dy herë Europianin me Kombëtaren e Spanjës.
🔝🇪🇸 Fernando Torres… 🥊 pic.twitter.com/h47fPmLMzY
— EuroFoot (@eurofootcom) March 15, 2024