Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore në këtë muaj. Më 22 mars do të sfidojnë Kilin dhe 2 ditë më vonë do të përballen me Suedinë. Takime këto që do t’i japin mundësinë Sylvinhos të shikojë gjendjen e lojtarëve dhe ti ‘testojë’ para Euro 2-24.
Pikërisht timonieri i kombëtares shqiptare ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp për të folur për lojtarët e grumbulkuar, risitë dhe mungesat në listën e kuqezinjve. Ndër të tjera ka theksuar se:
Lënia jashtë e Dakut dhe Mujës? Arbër Hoxha? Është e vërtetë që ka shumë “dhimbje koke” për në trajner për sulmin. Është diçka që unë e kam marrë parasysh, me ne në miqësore janë shumë të rëndësishme. I kemi në konsideratë dhe ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë. Daku dhe Muja janë të rëndësishëm për ne dhe ne duhet të shikojmë se çfarë janë në gjendje lojtarët e rinjt.
“Kemi Manaj dhe Brojën që unë do të kem mundësinë t’i shikoj nga afër. Kemi dhe Hoxhën i cili luan në të majtë me këmbën e djathtë dhe pasi të na bashkohet do të shikoj se ku mund të japë maksimumin. Është një lojtar që ka teknikë.