Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric për herë të parë është duke luajtur në Premier League me fanellën e Burnleyt.
Në ndeshjen ndaj Brentfordit, e vlefshme për ajvën e 29-të, portieri kosovar bëri një intervenim fantastik, duke shpëtuar ekipin e tij nga goli, shkruan LIG Sport
Bashkëlojtari i tij ktheu topin drejt golit, duke menduar se Aro Muric është në qendër të portës, megjithatë kosovari ishte larg portës së tij duke pritur një pasim më të mirë.
Topi ishte duke shkuar në rrjetë, por Muric bëri një intervenim fantastik duke larguar topin nga vija e golit.
Kujtojmë që Burnley është duke fituar minimalisht 1:0 me golin e shënuar nga Bruun Larsen nga pika e bardhë e penalltisë.
Arijanet Muric (Burnley) goal line clearance save from a horrific Dara O’Shea (Burnley) backpass 25′
byu/Imbasauce insoccer