Skuadra e Rizesporit ka shënuar një fitore të madhe 3-1 ndaj Gaziantep në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superligës së Turqisë.
Ndeshja ndryshoi krejtësisht në pjesën e dytë, kur në lojë u inkuadrua futbollisti kosovar, Altin Zeqiri, shkruan LIG Sport
Zeqiri në minutën e 84’të bëri asist për te goli i realizuar nga Olawayin për rezultatin 2-1.
Kurse lojtari kosovar shënoi golin për 3-1 në minutat e fundit të ndeshjes. Gjatë këtij sezoni, Zeqiri ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asiste.
Kujtojmë që Altin Zeqiri u la jashtë listës së Kosovës për dy ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji.
🟢🔵 Altin Zeqiri’nin son dakikadaki golü! #ÇRSvGFK #beINSPORTS pic.twitter.com/Dm9SxClS6b
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) March 17, 2024