Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është futur në formacionin e javës në Serie A, pas një paraqitje fantastike me Torinon.
Skuadra e futbollistit kosovar fitoi 2-0 ndaj Udineses në javë e 29-të, kurse Vojvoda bëri një asist te goli i shënuar nga Duvan Zapata, shkruan LIG Sport
Vojvoda u vlerësua me notën 7.8 sipas “Sofa Score”. Ai luajti 65 minuta, krijoi dy shanse, preku 79 herë topin dhe bëri 3 ndërhyrje të rëndësishme në vijën e fundit.
Kujtojmë që Vojvoda është pjesë e listës së trajnerit, Franco Foda për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares së Kosovës.