Dinamo Zagreb shënoi një tjetër fitore në ligën e Kroacisë në javën e 27-të duke mposhtur 3-1 Rudes-in.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha u zgjedh në formacionin e javës, pasi ishte i pandalshëm me fanellën e Dinamos, shkruan LIG Sport
Ai u vlerësua me notën 7.5, në “Sofa Score” duke prekur topin 53 herë në 90 minuta lojë. Goditi pesë herë portën kundërshtare, dribloi katër herë.
Kujtojmë që Arbër Hoxha për herë të parë është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe trajneri Sylvinho për dy miqësoret e muajit mars, ndaj Kilit dhe Suedisë.