Kombëtarja e Shqipërisë është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë miqësore të këtij muaji, ndaj Kilit më 22 mars.
Sulmuesi i Fulhamit, që është në pronësi të Chelseat, Armando Broja përmes një video ka ftuar gjithë tifozët shqiptarë në Parma të Italisë, shkruan LIG Sport
“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë, ju pres të premten në Parma për ndeshjen Shqipëri – Kili. Forca Shqipëria”, thotë Broja në një video të publikuar nga FSHF-ja.
Kujtojmë që ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë luhet në Parma të Italisë më 22 mars nga ora 20 e 45. Kurse ndeshja e dytë kundër Suedisë.