Albion Rrahmani, sulmuesi më në formë momental i Kombëtares së Kosovës vazhdon stërvitjet me “Dardanët” para dy ndeshjeve miqësore.
Rrahmani po kalon formë të jashtëzakonshme me Rapidin e Bucurestit, dhe për këtë arsye mori ftesë nga trajneri Franco Foda, shkruan LIG Sport
“Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares së Kosovës pas lëndimit që kam pasur. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, u shpreh Rrahmani në një video të publikuar nga FFK-ja.
Kombëtarja e Kosovës nis aventurën me trajnerin e ri në dy miqësore tejet të vështira, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.